Sport

Carragher nuk i ndahet Ronaldos, ish-mbrojtësi nuk i kursen ironitë: "Si do të bëjë Manchester pa golat e tij?"

Manchester United po funksionon edhe pa Cristiano Ronaldon. Në tri ndeshjet e fundit që portugezi është ulur në stol, klubi anglez ka shkëlqyer në lojë dhe në rezultate.

5 Shtator 2022, 12:51 Nga DOSJA

Carragher nuk i ndahet Ronaldos, ish-mbrojtësi nuk i kursen ironitë:

ANGLI- Manchester United po funksionon edhe pa Cristiano Ronaldon. Në tri ndeshjet e fundit që portugezi është ulur në stol, klubi anglez ka shkëlqyer në lojë dhe në rezultate. Tani portugezi   ka nisur rolin e rezervës luksoze për t’u dërguar në fushë vetëm në minutat e fundit të ndeshjeve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe CR7 duhet të mbajë ironitë e rrjeteve sociale, jo nga ndonjë fans, por nga komentator të shquar dhe me ndikim, si Jamie Carragher. Përplasja mes Ronaldos dhe ish-mbrojtësit të Liverpool-it, i cili tashmë punon për SkySports dhe është shumë aktiv në rrjetet sociale, duket e destinuar të vazhdojë.

"Si do të bëjë Manchester United pa golat e Ronaldos?" është në fakt përmbajtja e tëeet-it, dukshëm ironike, që ish-kapiteni i Reds publikoi pak orë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Arsenal, fituar 3-1 nga skuadra Ten Hag. Ronaldo luajti 30 minuta, por nuk hyri në aksionet e golave  të skuadrës së tij. Prandaj, ironia e Carragher është e qartë.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo carragher

Sondazh

Poll