Sport

Zbulime të reja mbi rastin Pogba, nëna e futbollistit francez është kërcënuar: Pretendonin se i kishin...

Yeo Moriba, nëna e Paul Pogba-s, u kërcënua në korrik, në shtëpinë e saj, nga disa persona që pretendonin se e kishin mbrojtur djalin e saj dhe që në këmbim do t'i kërkonin lojtarit të Juventusit 13 milionë euro.

5 Shtator 2022, 15:45 Nga DOSJA

Zbulime të reja mbi rastin Pogba, nëna e futbollistit francez

FRANCË- Yeo Moriba, nëna e Paul Pogba-s, u kërcënua në korrik, në shtëpinë e saj, nga disa persona që pretendonin se e kishin mbrojtur djalin e saj dhe që në këmbim do t'i kërkonin lojtarit të Juventusit 13 milionë euro. Këtë e ka bërë të ditur ‘France info’, duke zbuluar detaje të reja nga raporti i marrjes në pyetje të Pogbas në gusht në rastin e tentativës për zhvatje, viktimë e së cilës ai pretendon se është.

Banditët "pretendojnë se do të zbulojnë një kasetë që tregon se Pogba ka paguar një njeri të shenjtë për të bërë një magji mbi Kylian Mbappé". Ky episod do të kishte bërë që agjentja e lojtarit të Juventusit, Rafaela Pimenta, të kërkonte mbrojtje për nënën e lojtarit nga oficeri i sigurisë së ekipit francez, Mohamed Sanhadji.

Sipas raportimeve nga burime hetimore franceze për Associated Press, Pogba do të kishte paguar 100 mijë euro për grupin ku përfshihej edhe vëllai i tij Mathias. Sipas transmetuesit publik francez Bfm, futbollisti ka bërë pagesën në prill pasi është kërcënuar nga persona të maskuar dhe të armatosur në një apartament në Paris, ndërsa ishte në Francë për ndeshjet e kombëtares.

Akuza u bë publike pasi Mathias Pogba postoi një video dhe një postim në Tëitter duke kërcënuar se do të ndajë "zbulime shpërthyese" për vëllain e tij dhe një yll tjetër francez, Kylian Mbappé, ndaj të cilit mesfushori dyshohet se ka bërë një macumba, gjë që është një magji.

Për këtë çështje u hap edhe një hetim nga Prokuroria Publike e Torinos. Hetimi nisi pas ankesës së 16 korrikut nga kampioni transalpin, i cili tregoi se si dy ditë më parë dy francezë ishin paraqitur pranë stadiumit Allianz, në hyrje të fushës Continassa ku stërvitet Juventus, duke kërkuar ta takonin. Një person i tretë do të priste në makinë. Por lojtari i tha sigurimit që të mos i linin të kalonin dhe t'i largonin.

E.Ç (Dosja.al)

yeo moriba pogba

Sondazh

Poll