Sport

Todt për shëndetin e legjendës Schumaker: “Jam me të edhe tri herë në javë”…

“Më vjen mirë që tifozët, jo vetëm në Gjermani, mendojnë kaq shumë për të”,- ka thënë ish-shefi francez i Ferrarit, duke treguar, se ai vazhdon ta vizitojë rregullisht ish shtatë herë kampionin e botës në Formula 1.

5 Shtator 2022, 14:06 Nga DOSJA

Todt për shëndetin e legjendës Schumaker: “Jam me të

GJERMANI - Ish-shefi i Ferrarit dhe Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA), Jean Todt ka folur sërish për gjendjen shëndetësore të legjendës Michael Schumacher, i cili është i fshehur nga bota, pasi pësoi një aksident të rëndë gjatë skijimit në dhjetor 2013.

“Tifozët duhet ta dinë se (Schumacher) është në duart më të mira, në situatën më të mirë që mund të jetë dhe i rrethuar nga njerëz që e duan”,- tha Jean Todt, cituar nga gazeta gjermane “Bild”.

“Më vjen mirë që tifozët, jo vetëm në Gjermani, mendojnë kaq shumë për të”,- tha ai, duke treguar se vazhdon ta vizitojë rregullisht ish shtatë herë kampionin e botës në Formula 1.

“Ndonjëherë jam me të edhe tri herë në javë, herë të tjera nuk e vizitoj për një muaj. Por ata janë miqtë e mi dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm. Çfarëdo që mund të bëj për familjen Schumacher, do ta bëj”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll