Sport

‘Ku është Asllani?!’ Artikulli i Gazzetta dello Sport analizon problemet e Interit, ngre pyetje edhe për shqiptarin

Ndeshja me Bayern Munich, katër ditë pas humbjes ndaj Milanit, sigurisht që nuk është më e përshtatshmja për “eksperimente”, por është po aq e sigurt,  dhe e nevojshme, që duhet të jetë ajo në të cilën tifozët presin një reagim.

5 Shtator 2022, 12:23 Nga DOSJA

‘Ku është Asllani?!’ Artikulli i Gazzetta dello Sport

ITALI- Ndeshja me Bayern Munich, katër ditë pas humbjes ndaj Milanit, sigurisht që nuk është më e përshtatshmja për “eksperimente”, por është po aq e sigurt,  dhe e nevojshme, që duhet të jetë ajo në të cilën tifozët presin një reagim. Madje më shumë se rezultati, vlen një reagim mendor, sakrificë, vëmendje gjë që mungoi në derbi kundër Milanit. Ata që presin një ndryshim të modulit ose rokadë nga Inzaghi do të zhgënjehen.

Pra, tre lojtarët e mbrojtjes, pavarësisht problemeve ndaj Milanit, do të jenë sërish Skriniar, De Vrij dhe Bastoni. Në portë, edhe pse i kritikuar, Handanovic vështirë se do të vendoset në stol: Alternimet, nëse ka ndonjë gjë, mund të jenë në mesfushë-sulm,  Dzeko dhe Mkhytarian meritojnë një shans.

La Gazzeta dello Sport pyet se ku janë blerjet e verës, përfshirë edhe Kristjan Asllanin, shqiptarin e marrë nga Empoli për gati 14 milionë euro. Mesfushori në 5 ndeshjet e para ka luajtur vetëm 24 minuta. E përditshmja sportive italiane analizon edhe Andre Onanën, i cili për tifozët u cilësua si portieri numër një për këtë sezon, por deri më tani nuk ka pasur asnjë minutë.

E.Ç (Dosja.al)

asllani inter

Sondazh

Poll