Aktualitet

VD-Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, konfliktohen dy persona, s'ka të lënduar

Ngjarja ka ndodhur në Njesinë administrative Shupenzë, në vendin e quajtur Ura e Sebenit.

5 Shtator 2022, 13:31 Nga k.m.
VD-Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, konfliktohen dy
Pamje nga vendi i ngjarjes në Bulqizë

BULQIZË- Një konflikt mes dy personave në Bulqizë ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit, por fatmirësisht pa të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në Njesinë administrative Shupenzë, në vendin e quajtur Ura e Sebenit. Sherri ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa personat e përfshirë në konflikt janë identifikuar si Florian Toçi dhe Adil Dema. Po ashtu, konflikti dyshohet të ketë qenë i çastit, por megjithatë hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë/ Informacion paraprak

Me datë 05.09.2022, rreth orës 11.50, jemi njoftuar se në vendin e quajtur "Ura e Serbinit", Shupenzë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasve F. T., dhe A. D., të cilët dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë zonën për të bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tyre. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

bulqize

Sondazh

Poll