Aktualitet

Merr flakë makina në ecje në Vlorë, Policia: Dyshohet defekt në mjet, nisim hetimet

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

5 Shtator 2022, 09:10 Nga A.B
Merr flakë makina në ecje në Vlorë, Policia: Dyshohet defekt
Foto ilustruese

VLORË-Një mjet ka marrë flakë teksa ishte në ecje e sipër. Policia informon se ngjarja ka ndodhur në orën 08:20, në autostradën “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja. Drejtuesi i mjetit me inicialet, Sh. S, ka mundur të shpëtojë e të dalë nga mjeti duke mos pësuar lëndime. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 08:20, në autostraden “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin Sh. S, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

merr flake makina ne vlore vlore

Sondazh

Poll