Aktualitet

Çfarë parashikon moti, shijoni ditët e javës për plazh, fundjava me shi (HARTA)

Duke filluar nga dita e Hënë dhe deri ditën e Enjte moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

5 Shtator 2022, 11:16 Nga k.m.
Çfarë parashikon moti, shijoni ditët e javës për
Parashikimi i motit

TIRANË- Moti do të jetë ideal për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë këtë fillim shtatori. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar se temperaturat e larta do të vijojnë deri më datë 20 Shtator.

Duke filluar nga dita e Hënë dhe deri ditën e Enjte moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Në relievet malore në orët e mesditës këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara në formën e shtrëngatave apo stuhive.

Situata meteorologjike ndryshon plotësisht gjatë ditës së Premte. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell dhe kryesisht në jug të vendit. Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht atë të qendrës reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Temperaturat gjatë kësaj jave parashikohet të arrijnë deri në vlerat 34-35°C ndërsa për ditën e premte parashikohet rënie e tyre por kryesisht në zonën e veriperëndimit dhe qendër. Kështu që nëse keni plane për plazh, shfrytëzoni ditët e javës, pasi fundjava nuk ka mot të përshtatshëm. 

parashikimi i motit

Sondazh

Poll