Aktualitet

Shpërthimi në Prevezë ku humbi jetën shqiptari, viktima e dytë do ndërronte punë

Ndërkohë i afërimi i 41-vjeçarit grek ka folur për mediat ku shprehu dhimbjen e tij për vdkejen e familjarit dhe tha se ai ishte përgatitur për të ndryshuar punë për të qenë pranë familjes.

5 Shtator 2022, 10:02 Nga d.a.
Shpërthimi në Prevezë ku humbi jetën shqiptari, viktima e
foto ilustruese

GREQI- Dy persona, drejtori menaxhues 62-vjeçar i njësisë dhe një drejtues 39-vjeçar i biznesit që ishte përgjegjës për kryerjen e punës u arrestuan në Khokhla, pas shpërthimit që ndodhi në një fabrikë peshku ku humbën jetën 2 persona, mes tyre një shqiptar. Dy të arrestuarit ditën e sotme do të dërgohen në Prokurori për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Sipas mediave vendase, ndërkohë i afërimi i 41-vjeçarit grek ka folur për mediat ku shprehu dhimbjen e tij për vdkejen e familjarit dhe tha se ai ishte përgatitur për të ndryshuar punë për të qenë pranë familjes.

Është tragjike. Flisnim që ai të vinte në biznesin tim për punë për të qenë pranë familjes. Gjynah. E them këtë sepse ishte një djalë shumë i mirë dhe i shkëlqyer në punën e tij”-tha ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku si pasojë e shpërthimit në punishten e peshkur humbën jetën 2 persona, 40-vjeçari shqiptar Dritan Kodra dhe një 39-vjeçar grek, baba i tre fëmijëve. Një tjetër punëtor është dërguar në spitalin e Hatzikostas dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

dritan kodra shperthen fabrika ne greqi

Sondazh

Poll