Aktualitet

VD-'Fundjava'/ FNSH kontrolle në të gjithë vendin, 3 persona të arrestuar për armë dhe drogë në Durrës

Sot, është ndaluar në Fushë-Krujë, një 28-vjeçar banues në Rrëshen i cili lëvizte me armë në mjetin 'Audi'. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, poshtë sediles së shoferit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 8 fishekë luftarakë në të.

5 Shtator 2022, 10:02 Nga A.B
VD-'Fundjava'/ FNSH kontrolle në të gjithë vendin, 3
Policia

DURRËS- Në kuadër të kontrolleve të ushtruara nga Sektori i Qarkullimit Rrugor Durrës, Komisariatin e Policisë Krujë dhe me mbështetjen e FNSH Tiranë, janë arrestuar tre persona. Ndalimi i tyre vjen në kuadër të operaconit 'Fundjava' i cili vuri një ditë më parë në pranga 3 persona. 

Sot, është ndaluar në Fushë-Krujë, 28-vjeçari Klevin Laska, banues në Rrëshen i cili lëvizte me armë në mjetin 'Audi'. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, poshtë sediles së shoferit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 8 fishekë luftarakë në të.

Po ashtu, u bë i mundur arrestimi i dy personave të tjerë në Durrës. Forcat blu njoftojnë se në pranga kanë përfunduar personat me inicialet: D. L., 21 vjeç dhe O. D., 23 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta të rinj u kapën në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kënetës”, duke qarkulluar me një automjet tip “BMë”, në të cilin mbanin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Drejtuesi i automjetit, iu nënshtrua testit të drogës, me pajisjen AquilaScan dhe rezultoi pozitiv për përdorim të lëndëve narkotike gjatë drejtimit të automjetit.

Personi me inicialet K.L, do të hetohet për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa materialet hetimore në ngarkim të personave me inicialet D. L. dhe O. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bashkëpunim intensiv i të gjitha strukturave në çdo qark të vendit, për kontrolle të befasishme kundër paligjshmërive. Finalizimi i planit intensiv operacional të koduar “Fundjava”, vë në pranga 3 shtetas, për drogë dhe armë. Sekuestrohen, në Fushë Krujë një armë zjarri pistoletë dhe në Durrës lëndë narkotike që mbaheshin në automjete. Drejtuesi i automjetit që mbante kanabis në formë boçeje, pas testit të drogës, rezultoi se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Po në kuadër të planit operacional “Fundjava”, një ditë më parë, nga DVP Durrës, në bashkëpunim me FNSH-në, u vunë në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që qarkullonin me armë zjarri. Në zbatim të planit operacional policor të koduar “Fundjava”, forcat operacionale, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor Durrës, Komisariatin e Policisë Krujë dhe me mbështetjen e FNSH Tiranë, gjatë kontrolleve të befasishme në Fushë Krujë dhe Durrës kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: -K. L., 28 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi u kap në Fushë Krujë, si rezultat i kontrolleve të befasishme, duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin tip “Audi” që drejtonte. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, poshtë sediles së shoferit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 8 fishekë luftarakë në të.

D. L., 21 vjeç dhe O. D., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kënetës”, Durrës, duke qarkulluar me një automjet tip “BMë”, në të cilin mbanin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve për këtë rast, shtetasi O. D., drejtuesi i automjetit, iu nënshtrua testit të drogës, me pajisjen AquilaScan dhe rezultoi pozitiv për përdorim të lëndëve narkotike gjatë drejtimit të automjetit. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit K. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa materialet hetimore në ngarkim të shtetasve D. L. dhe O. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

arrestim ne durres operacioni fundjava klevin laska

Sondazh

Poll