Aktualitet

Kontrollori dhe vrojtuesi vjedhin naftën e kompanisë, policia e Fierit i vë në pranga (EMRAT)

 Dy personat, me detyra respektive kontrollor dhe vrojtues në një kompani nafte, dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, një sasi nafte që shërbente për makineritë e kompanisë.

5 Shtator 2022, 11:30 Nga A.B
Kontrollori dhe vrojtuesi vjedhin naftën e kompanisë, policia e
Polcia Fier

FIER- Artan Klari dhe Bruno Ceka janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë vjedhur naftë në kompaninë ku ishin të punësuar. Dy personat, banues në Shijak, me detyra respektive kontrollor dhe vrojtues në një kompani nafte, dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, një sasi nafte që shërbente për makineritë e kompanisë.

Policia informon se janë proceduar edhe tre persona për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: -A. K., 49 vjeç dhe B. C., 36 vjeç, të dy banues në Shijak, Durrës, me detyra respektive kontrollor dhe vrojtues në një kompani nafte, pasi dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, një sasi nafte që shërbente për makineritë e kompanisë.

policia fier bruno ceka

Sondazh

Poll