Aktualitet

EMRI/ U nis për të mbledhur boronicë në bjeshkë, zhduket 23-vjeçari nga Kukësi

Meledin Izedin Adili është i riu nga Borja i cili është zhdukur që nga dita e djeshme. 

5 Shtator 2022, 10:33 Nga A.B

EMRI/ U nis për të mbledhur boronicë në bjeshkë,

KUKËS- Një 23-vjeçar është raportuar i zhdukur nga bjeshkët e Kallabakut. Meledin Izedin Adili është i riu nga Borja i cili është zhdukur që nga dita e djeshme. I riu ka qënë duke mbledhur boronica në Bjeshkë në momentet e fundit që ka humbur kontaktet me familjen.

Kanë qënë familjarët ata që kanë denoncuar për zhdukjen e të riut ndaj policia kufitare ka nisur kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.

EMRI/ U nis për të mbledhur boronicë në bjeshkë,

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.

meledin izedin adili

Sondazh

Poll