Aktualitet

U shmang krimi! Telefonata që shpëtoi një jetë, ç'ndodhi në Kamzë, burri tenton të vrasë gruan

Policia zbarkoi në banesën e çiftit, e pikërisht në atë moment, 37-vjeçari i identifikuar me iniciale M. M., ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur nga uniformat blu.

5 Shtator 2022, 09:27 Nga k.m.
U shmang krimi! Telefonata që shpëtoi një jetë,
Momenti i arrestimit dhe pistoleta

KAMZË- Një vrasje është parandaluar gjatë natës në Kamzë, ku burri ka tentuar që të vrasë gruan. Një 37-vjeçar u kallëzua në Komisariatin nr.5 se dhunonte të shoqen, madje dhe se e kërcënonte me armë zjarri. Me të marrë njoftimin, Policia zbarkoi në banesën e çiftit, e pikërisht në atë moment, 37-vjeçari i identifikuar si Marash Mexhaj, ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur nga uniformat blu.

Gjatë kontrollit përreth banesës u gjet edhe pistoleta me fishek në fole gati për qitje. E po ashtu, gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, një këllëf pistolete si ato të Policisë dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë. Tashmë i riu është në pranga dhe akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Dhuna në familje".

NJOFTIMI I PLOTË:

Kamzë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Kasalla", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Vihet në pranga 37-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi atë me armë zjarri. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, municion luftarak dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kasallë një shtetas mbante armë zjarri dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kasalla”.

Si rezultat i tij u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: - M. M., 37 vjeç, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Dhuna në familje". Shtetasi M. M., mbrëmjen e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë. Ky shtetas në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit përreth banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje. Po gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, një këllëf pistolete si ato të Policisë dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Por kjo nuk është hera e parë që Mexhaj përfundon në prangat e Policisë. Në vitin 2016, ai është arrestuar nga policia e Pukës në banesën e tij në fshatin Kasallë, pasi i është gjetur armë pa leje. 31-vjeçarit iu gjet një pistoletë, ndërsa ai ishte në gjendje të dehur në momentin e ndalimit.

operacioni kasalla kamze marash mexhaj

Sondazh

Poll