Sport

Napoli spektakolar në “Olimpico”, përmbys Lazion dhe merr kreun e Serie A

Napoli mposht Lazion 2-1 në Olimpico në javën e pestë të Serie A dhe ngjiter në krye të renditjes.

3 Shtator 2022, 23:46 Nga DOSJA
Napoli spektakolar në “Olimpico”, përmbys Lazion dhe merr

ITALI- Napoli mposht Lazion 2-1 në Olimpico në javën e pestë të Serie A dhe ngjiter në krye të renditjes.  Vendasit e zhbllokuan ndeshjen pas 4 minutash lojë me një të djathtë të shkëlqyer nga Zaccagni.

Realizimi Lazios bëri që ekipi të zhdukej gradualisht nga fusha dhe në të 38' Napoli barazoi me koreanin Kim. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 61′, Kvaratskhelia shënoi golin e fitores, realizimi i katërt në kampionat për gjeorgjianin dhe dërgon në krye Napolin.

E.Ç (Dosja.al)

napoli lazio

Sondazh

Poll