Sport

Haaland vazhdon "avazin" e golave, por një magji ndal Man.City-n kundër Aston Villa-s

Manchester City nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Aston Villa-s në përballjen e javës së gjashtë të Premier League.

3 Shtator 2022, 20:58 Nga DOSJA

Haaland vazhdon "avazin" e golave, por një magji ndal Man.City-n

ANGLI- Manchester City nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Aston Villa-s në përballjen e javës së gjashtë të Premier League. Tekniku i Aston Villa-s, Steven Gerrard e përgatiti ndeshjen shumë mirë, duke krijuar dendësi në mesfushë për të ngadalësuar lojën e Guardiolës dhe mundësitë janë të pakta: Haaland, i freskët nga hat-tricku i tij në Forest dhe Cancelo ishin afër golit, por pa mundur ta gjenin rrjetën.

Më pas Aston Villa ka një reagim të mirë dhe ia del mbanë, mbyll pjesën e parë me shifrat 0-0. Pjesa e dytë nis me emocione. Në minutën e 49', Haaland do të gjente avantazhin pas një topi të dhënë nga De Bruyne. Goli i dhjetë për norvegjezin në 6 javë kampionat. Realizimi i ish-lojtarit të Borussia Dortmund, në mënyrë paradoksale, zgjoi Aston Villa-n.

Në minutën e 70', Bailey do të shënonte golin e barazimit. Nuk ka më kohë, megjithatë, në Villa Park: një barazim shumë i çmuar për Gerrard, ndërsa Guardiola sheh kreun larg, pasi nëse Arsenal fiton nesër ndaj Manchester United, mund të shkojë në +4 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

manchester city

Sondazh

Poll