Sport

‘Princi Daemon’, nofka e re e sulmuesit Haaland të Man.Cityt, ngjashmëri e pabesueshme me aktorin e famshëm…

Fansat e futbollistit kanë përfituar nga popullariteti i serialit britanik, për ta quajtur me emrin e një personazhi idhullin e tyre

3 Shtator 2022, 12:45 Nga DOSJA

‘Princi Daemon’, nofka e re e sulmuesit Haaland të Man.Cityt,

ANGLI - Erling Haaland është një nga lojtarët më karizmatikë të futbollit sot në Britani. Teknikës së tij të pabesueshme duhet t'i shtojmë karakterin e tij argëtues dhe të afërt, diçka që ka bërë që shumë tifozë në botën e futbollit ta duan sulmuesin norvegjez, i cili sapo ka nënshkruar për  Manchester Cityn. 

Gjatë këtyre muajve të fundit, të shumtë kanë qenë ata që kanë ndjekur nga afër të gjitha lëvizjet e futbollistit përpara se të zbarkonte në stadiumin ‘Etihad’. Pushimet në Spanjë, afërsia me fansat dhe ndjeshmëria e tij, e kanë vendosur në qendër të vëmendjes të të gjithëve. Për këtë arsye, me premierën e 'La Casa del Dragón' dhe pjesëmarrjen e aktorëve të tij, shumëkush ka kujtuar lojtarin e ri të Pep Guardiolës për shkak të ngjashmërisë së pabesueshme me një nga protagonistët e tij. 

Aktori nuk është askush tjetër, veçse Princi Daemon Targaryen, i luajtur nga britaniku Matt Smith.  Ngjashmëria e pabesueshme e tij me norvegjezin, ka bërë që shumë njerëz të fillojnë ta quajnë Haaland ‘Daemon’. "Atij i pëlqejnë shakatë dhe pse mendon se është qesharake. ‘Daemon’ është i paparashikueshëm dhe Erling gjithashtu, kështu që edhe kjo ‘nofkë’ i përshtatet atij," tha një tifoz i Cityt për "The Sun". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll