Sport

"Disfatë që djeg"! Inzaghi tregon çfarë nuk funksionoi në derbi dhe akuzon mbrojtjen

Në derbin e Milanos, Interi i Simone Inzaghit u zgjua shumë vonë. Golat e Brozovic dhe Dzeko-s nuk ishin mjaftueshëm për të përmbysur realizimet e Leaos dhe Giroud. Trajneri i zikaltërve komentoi humbjen 3-2 në DAZN

3 Shtator 2022, 20:47 Nga DOSJA

"Disfatë që djeg"! Inzaghi tregon çfarë nuk

ITALI- Në derbin e Milanos, Interi i Simone Inzaghit u zgjua shumë vonë. Golat e Brozovic dhe Dzeko-s nuk ishin mjaftueshëm për të përmbysur realizimet e Leaos dhe Giroud. Trajneri i zikaltërve komentoi humbjen 3-2 në DAZN: “Fillimi ishte i balancuar, shënuam një gol të shkëlqyer dhe pas barazimit patëm një bllokim. Në një derbi nuk mund të pësojmë gola të tillë. Në fund do të kishim merituar të njëjtën gjë, por ajo gjysmë ore la diçka për të dëshiruar”.

Një menaxhim i ndeshjes që të kujton atë kundër Lazios: " Ishte një ndeshje ndryshe - thotë Inzaghi -" Ne u munduam shumë për të shënuar dy gola sonte. Ne gjetëm një portier shumë të fortë, por fatkeqësisht na shënojnë shumë lehtë”. Më pas trajneri i rikthehet aspektit mendor: "Menaxhimi i momenteve është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Kundër Lazios dhe Milanit e komprometuan lojën. Në këto ndeshje diferencën e bën detaji."

Tetë gola të pësuar në pesë ndeshje janë një në kundërshtim me shifrat e regjistruara sezonin e kaluar: “Kjo është e njëjta skuadër që ka qenë tetë ndeshje pa pësuar gol. Shifrat duhen lexuar, ne luftojmë për të shënuar. Mund të kishim bërë më shumë nëse Maignan nuk do të kishte qenë në formë”. Pas një mbrëmjeje të tillë, është e vështirë të shohësh gotën gjysmë plot: "Aspekte pozitive? Po, por tani më djeg. Për tifozët tanë dhe për klubin tonë. Kundër Milanit kanë qenë gjithmonë ndeshje të hapura dhe të vendosura sipas episodeve, sonte ne duhej të bënim më shumë”.

E.Ç (Dosja.al)

inter inzaghi

Sondazh

Poll