Sport

"Jam trajneri më i lumtur", Pioli flet pas derbit të fituar: "Dominuam për 70 minuta"!

Stefano Pioli duartroket Milanin e tij pas fitores në derbi. "Unë stërvit djem që vazhdojnë të më mahnhtin me vullnetin, kokëfortësinë dhe dëshirën e tyre për t'u përmirësuar.

3 Shtator 2022, 20:37 Nga DOSJA
"Jam trajneri më i lumtur", Pioli flet pas derbit të fituar:
Stefano Pioli

ITALI- "Ishte një ndeshje e rëndësishme, një ndeshje me rivalitet edhe më të madh, tani kundërshtarët duan të dëshmojnë edhe më shumë se janë superiorë ndaj nesh. Më pëlqeu shumë skuadra për 70 minuta', pastaj u relaksuam, por është e pamundur të mos pranojmë diçka.”

Stefano Pioli duartroket Milanin e tij pas fitores në derbi. "Unë stërvit djem që vazhdojnë të më mahnhtin me vullnetin, kokëfortësinë dhe dëshirën e tyre për t'u përmirësuar. Unë jam një trajner i lumtur - tha tekniku i kuqezinjve për Dazn - Ne ishim shumë mirë në leximin e lojës, Interi na bëri të driblonim. Luajtëm me pjekuri dhe vetëdije".

Milani gati edhe për Champions League? “Jam i sigurt se jemi rritur shumë, e kemi kuptuar që Champions League kërkon paraqitje të nivelit të lartë – tha Pioli – Sot ishim të fokusuar te derbi, por stafi dhe unë tashmë e kemi parë Salzburgun, është një ekip shumë i rrezikshëm. Në Champions duhet të jesh i përgatitur. Në fund trajneri foli edhe për portierin Maignan. "Nuk më befason më. Lojtar dhe person me cilësi të pabesueshme. Ne përpiqemi të vendosim gjithçka që kemi në fushë, ndonjëherë edhe më shumë”.

E.Ç (Dosja.al)

milan pioli

Sondazh

Poll