Sport

PREMIER LEAGUE/ VAR shpëton Liverpool, Klopp ngec në derbin ndaj Everton

Java e gjashtë e Premier League hapet me barazimin pa gola mes Everton dhe Liverpool. Në Goodison Park përfundon 0-0, në një ndeshje ku nuk munguan rastet.

3 Shtator 2022, 17:12 Nga DOSJA

PREMIER LEAGUE/ VAR shpëton Liverpool, Klopp ngec në derbin ndaj

ITALI- Java e gjashtë e Premier League hapet me barazimin pa gola mes Everton dhe Liverpool. Në Goodison Park përfundon 0-0, në një ndeshje ku nuk munguan rastet. Davies godet shtyllën për Everton, Núñez godet traversën për Liverpool.

Klopp hedh në fushë Firmino në fillim të pjesës së dytë, por për të trembur janë lojtarët e Lampard, të cilët shënuan me Coady në minutën e 69-të. Megjithatë, goli anulohet për pozicion jashtë loje, një pozicion i parregullt për disa centimetra.

Liverpool tremb Pickford-in në fund të ndeshjes me Firminon, por rezultati nuk ndryshon: përfundon 0-0. Liverpool shkon në kuotën e 9 pikëve. Nga ana tjetër Everton drejtuar nga Lampard shkon në kuotën e 4 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

liverpool everton

Sondazh

Poll