Sport

SUPERIORE/ Kastrioti 'zë mat' Kukësin e Gegës, 'thatësirë' në ndeshjen Erzeni-Teuta

Në javën e tretë të Kategorisë Superiore u zhvilluan takimet Erzeni-Teuta dhe Kukësi-Kastrioti.

3 Shtator 2022, 17:21 Nga DOSJA

SUPERIORE/ Kastrioti 'zë mat' Kukësin e Gegës,

SHQIPËRI- Në javën e tretë të Kategorisë Superiore u zhvilluan takimet Erzeni-Teuta dhe Kukësi-Kastrioti.

ERZENI-TEUTA 0-0

Teuta duhet të presë ende për të marrë fitoren e parë në këtë sezon. Ekipi durrsak nuk shkoi më shumë se një 0-0 përballë Erzenit. Skuadra e Renato Arapit vazhdon kështu të vuajë mungesën e fitores edhe ndaj një kundërshtari, që në letër e konsideronte si më të dobët. Me këtë barazim, Erzeni renditet në vend të tretë me 5 pikë, teksa Teuta në vend të tetë me vetëm 2 pikë.

KUKËSI-KASTRIOTI 1-2

Pas humbjes me Vllazninë javën e kaluar, Kukësi pëson disfatën e radhës atë ndaj Kastriotit. Një pjesë e parë pa gola, ndërsa në të dytën, ekipi i Kukësit do të gjente avantazhin në minutën e 61' falë golit të Zivkovic, megjithatë festa do të zgjashte shumë pak, sepse pas tetë minutash Prenkocevic do të realizonte në minutën e 69' golin e barazimit.

Kur takimi u duk se po shkonte drejt barazimit, Marinaj në minutën e 90', përmbysi rezultatin dhe i dhuroi fitoren e parë krutanëve, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-2. Pas raundit të tretë Kukësi qëndron në vendin e parafundit me vetëm 1 pikë, të marrë në barazimin e javës së parë me Tiranën, ndërsa Kastrioti qëndron në vend të gjashtë me katër pikë.

E.Ç (Dosja.al)

erzeni superiore teuta

Sondazh

Poll