Sport

Real Madrid i pandalshëm në kampionat, mposht Betis dhe merr kreun i vetëm!

Real Madrid merr fitoren e katërt radhai në La Liga dhe kryeson renditjen i vetëm. Në takimin ndaj Betis, ekipi i Ancelottit fiton 2-1 në 'Santiago Bernabeu'.

3 Shtator 2022, 18:51 Nga DOSJA

Real Madrid i pandalshëm në kampionat, mposht Betis dhe merr kreun i

SPANJË- Real Madrid merr fitoren e katërt radhai në La Liga dhe kryeson renditjen i vetëm. Në takimin ndaj Betis, ekipi i Ancelottit fiton 2-1 në 'Santiago Bernabeu'. Fillimisht Vinicius Junior do të shënonte në minutën e 9', ndërsa Canales barazoi takimin pas tetë minutash. Në pjesën e dytë u rrit intensiteti i lojës dhe në minutën e 65' erdhi avantazhi me Rodrygon.

MALLORCA-GIRONA 1-1

Barazim mes Mallorca-s dhe Girona-s, të cilat nuk marrin frymë në klasifikim. Gjithçka ndodh në finale: Raillo shënon për vendasit në minutën e 87-të, por pesë minuta më vonë Saiz do të barazonte shifrat.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid

Sondazh

Poll