Aktualitet

“Nuk do të prishim pushimet”/ Pronari i ‘Gega Oil’ në kërkim nga Policia, flet gruaja: Ia kemi dalë të gjitha parti

12 Gusht 2019, 14:09 Nga DOSJA
“Nuk do të prishim pushimet”/ Pronari i ‘Gega Oil’

GREQI– Donika Gega ka reaguar lidhur me shpalljen në kërkim të bashkëshortit të saj, administratorit të “Gega Oil” Paulin Gega.

Gega është shpallur në kërkim nga policia për evazion fiskal, ndërkohë që gjendet në Kalkidiki zonën turistike greke.

Duke shpërndarë lajmin e një prej mediave, Donika shkruan se nuk do t’i prishte pushimet familiare.

Jetojmë në një vend ku biznesi shifet si armik, dhe duhet sulmuar jo mbështetur, po do ja dalim ashtu siç ja kemi dalur të gjitha partive që kanë shkuar dhe ardhur në pushtet, sepse nuk ju kemi lënë asnjë taksë më të vogël pa paguar, këtë të sotmet e shoh si reklamë pa lekë asgjë më shumë,”-shkruan Donika.

Paulin Gega akuzohet për evazion fiskal dhe pastrim parash. Sipas policisë ai është shpallur në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Një ditë më parë ai është larguar nga vendi. Gega ka deklaruar se kompania e tij nuk ka bërë asnjë lloj shkelje. Ai është shprehur se ndodhet me pushime në Greqi dhe se nuk është arratisur.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-informalitet donika gega paulin gega aksioni anti-informalitet donika gega paulin gega

Sondazh

Poll