Aktualitet

Dyndje emigrantësh në Morinë, mbi 20 mijë shqiptarë kthehen në atdhe (Video)

12 Gusht 2019, 11:48 Nga DOSJA
Dyndje emigrantësh në Morinë, mbi 20 mijë shqiptarë

KUKËS– Një fluks i madhe migrantësh ka hyrë në Shqipëri gjatë orëve të fundit nga Pika Kufitare në Morinë.

Dosja.al mëson se prej orës 03.00 të mëngjesit kanë hyrë 22145 shtetas shqiptarë me 4058 mjete.

Sipas njoftimit zyrtar, policia Kufitare në Morinë që prej orëve të mëngjesit ka shtuar sportelet për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje.

Njoftimi i plotë

Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet dhe ndihmuar vargun e pandërprerë të automjeteve që lëvizin në drejtim të Lezhës dhe bregdetit tonë, ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në rrugën e kombit.

Për shkak se te ura e Kukësit po kryhen punime, Policia Rrugore ka vendosur shërbim fiks për të ndihmuar qarkullimin e automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos parakalojnë karvanin e gjatë të automjeteve për shkak të fluksit të madh pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Shërbimet e Policisë Rrugore me mjetet logjistike në dispozicion  po monitorojnë trafikun, jo vetëm në Rrugën e Kombit, por në të gjitha akset rrugore, me përparësi akset drejt plazheve të vendit dhe do të ndëshkojnë cilindo drejtues mjeti që do shkelë rregullat e qarkullimit rrugor .

Ndërkohë një ditë më parë pati dyndje emigrantësh në portin e Durrësit. Mbi 10 mijë shqiptarë u kthyen në atdhe.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dyndje emigrantesh ne morine kthen shqiptaretr ne atdhe dyndje emigrantesh ne morine kthen shqiptaretr ne atdhe

Sondazh

Poll