Politike

VD-Rama flet për zgjerimin e Open Balkan: Do na bashkëngjitet Turqia e Hungaria, një koleg i BE tha pse s'na ftoni

Sipas Ramës, pjesë e Ballkanit të Hapur do bëhen edhe vende të tjera.

2 Shtator 2022, 10:40 Nga F.M
VD-Rama flet për zgjerimin e Open Balkan: Do na bashkëngjitet Turqia e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Ed iRama ka folur për zgjerimin e Open Balkan. I pranishëm në Beograd në ditën e dytë të Samitit, Rama tha se të pranishëm në tryezë dje e sot kanë qenë edhe Turqia e Hungaria. Ai madje shtoi se një koleg nga një vend i Bashkimit Evropian i ka kërkuar që ta ftonte atë gjithashtu, por nuk përmendi emër.

"Turqia partner i pazëvendësueshëm si edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, është mik i joni.  Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Italisë dhe Greqisë, që për arsye objektive dhe pamundësie me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu, por do të jetë sërish të ftuar për samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm t'i bashkohen vendet e rajonit por t’i bashkëngjiten vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Greqia apo Italia dhe Hungaria në anën e tjetër. Një tjetër koleg nga BE më tha po ne pse s'jemi të ftuar. I thashë do e diskutoj me kolegët dhe do tju ftojmë,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll