Politike

VD-Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi për ID u finalizua falë Ballkanit të Hapur

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se falë Ballkanit të Hapur është arritur edhe zhbllokimi i eksporteve të grurit.  

2 Shtator 2022, 10:35 Nga F.M
VD-Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi për ID u finalizua falë
Edi Rama

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama ia ka atribuar Ballkanit të Hapur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që finalizua dy ditë më parë duke bërë të mundur udhëtimin mes dy vendeve dokumentet e tyre të identifikimit. Në fjalën e tij të mbajtur në ditën e dytë të Samitit në Beograd, Rama tha se këtë gjë e ka pranuar edhe para një gazetareje serbe duke i thënë se gjithçka mund të ishte bërë edhe më herët, pa humbur shumë energji. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se falë Ballkanit të Hapur është arritur edhe zhbllokimi i eksporteve të grurit.  

"Dita e djeshme tregoi qartë se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them me krenari e kënaqësi se lëvizja me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur, dje ia kam thënë edhe një gazetareje serbe se nuk do të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova apo vendet e tjera do të ishin pjesë e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin Presidentit të Serbisë që duke materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një mesazh, zgjedhja e parë është paqja. Kjo është rruga. Sot ne nuk jemi këtu thjesht për të celebruar verërat, ushqimin e rajonin. Dua të them një fakt, pjesë e situatën shqetësuese për grurin ishte edhe Shqipëria pas nisjes së luftës në Ukrainë. Shqipëria kishte kontrata me kompanitë, por Serbia njësoj si të gjitha vendet bllokoi eksportet dhe ishte Ballkani i Hapur ai që zhbllokoi procedurën. Këtu flasim për bukë,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama open balkan ne beograd

Sondazh

Poll