Politike

Dita e 2! Nis Samiti i Open Balkan, Vuçiç: Duam bashkëpunim në fushën e kulturës

Ai hapi samitin duke përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Integrimin në BE.

2 Shtator 2022, 10:22 Nga F.M
Dita e 2! Nis Samiti i Open Balkan, Vuçiç: Duam bashkëpunim
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd ka nisur. Në ditën e dytë të këtij Samiti, fokusi do të jetë tregtia. Ky takim pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. I pari e mori fjalën Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili hapi samitin duke përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Integrimin në BE.

“Është bërë e mundur falë bashkëpunimit mes vendeve tona, dua t’ju falenderoj te gjithëve. Dua të falenderoj edhe ministrin turk që n aka ardhur, ju nuk jeni miq, më duket sikur jemi mjaft të lidhur me njëri-tjetrin. Kjo tregohet edhe nga shpeshtësia e takimeve tona,”- tha Vuçiç.

edi rama aleksander vucic open balkan ne beograd

Sondazh

Poll