Politike

Shembjet tek “Prestige Resort”, Rakipllari: Sulm politik, të reagojnë ndërkombëtarët

Ai u bëri thirrje ambasadave e ndërkombëtarëve që të reagojnë.

2 Shtator 2022, 09:42 Nga F.M
Shembjet tek “Prestige Resort”, Rakipllari: Sulm politik, të
Robert Rakipllari

TIRANË- Robert Rakipllari, drejtori i News24 shprehet se shembjet që po kryhen pranë “Prestige Resort” janë një sulm i drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama. I ftuar në “News24”, Rakipllari tha Rama ka nisur një fushatë kundër medias në të cilën ai punon për shkak të vijës editorial që ndjekin. Ai u bëri thirrje ambasadave e ndërkombëtarëve që të reagojnë.

“I bëj thirrje ambasadës së SHBA-ve, BE-së e të gjithë ndërkombëtarëve që të reagojnë. Ky është një sulm që po i bëhet Neës24. Është e qartë që është një sulm që i bëhet medias. Po sulmohemi për shkak të vijës editorial. Kjo është një fushatë agresive, e drejtuar nga Rama,”- tha Rakipllari.

robert rakipllari ikmt ne prestige resort

Sondazh

Poll