Politike

Open Balkan në shërbim të Serbisë, dy kompani shitën 800.000 euro verë në Kinë

Dokumenti u nënshkrua në prani të ministrit të Bujqësisë Branislav Nedimoviç dhe ambasadorit kinez Chen Bo.

2 Shtator 2022, 07:49 Nga k.m

Open Balkan në shërbim të Serbisë, dy kompani shitën

BEOGRAD- Në panairin e verës "Wine Vision of the Open Balkans" në Beograd dje u arrit qëllimi. Media serbe pranë qeverisë “Alo.rs” ka bërë me dije se është nënshkruar kontrata ndërmjet kompanisë kineze "Ningbo" dhe kantinave Mrđanin dhe Đurđić për eksportin e 110.000 shisheve verërave serbe në Kinë, me vlerë 800.000 euro ose 93.872. dinarë.

Open Balkan në shërbim të Serbisë, dy kompani shitën

Dokumenti u nënshkrua në prani të ministrit të Bujqësisë Branislav Nedimoviç dhe ambasadorit kinez Chen Bo.

Dražen Gjuriç nga kantina Gjuriç tha për “Tanjug” pas nënshkrimit se kanë nënshkruar një kontratë me vlerë pak më pak se 500 mijë euro dhe se do të zbatohet në vitin e ardhshëm deri në një vit e gjysmë.

"Vera jonë tashmë po shkon në Kinë dhe ne kemi dy vjet që bashkëpunojmë me këtë kompani kineze. Kjo kontratë është disi më e vlefshme, kështu që në muajt e ardhshëm do të fillojnë sasitë e para të verës sonë sipas kësaj kontrate", tha ai.

Më pas, artikulli vazhdon në shpjegimin e llojit të verës së shitur, ku thuhet se preferohet për tregun kinez pasi ka shumë alkool, 17 për qind.

“Kinezët pëlqejnë verërat e forta me një sasi të madhe alkooli.”

Përfaqësuesi i kompanisë kineze, Guo Chao, tha se Serbia ka verëra shumë të mira dhe se është mirë që ato tani po promovohen si pjesë e iniciativës Open Balkans.

“Ne duam të bashkëpunojmë me edhe më shumë kantina serbe dhe të importojmë verë nga Serbia, si dhe verë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria,”-shtoi ai.

Në eventin “Wine Vision of the Open Balkans” marrin pjesë gjithsej gati 400 ekspozues dhe prodhues të verës nga 22 vende. Janë 169 ekspozues nga Serbia, 21 nga Shqipëria dhe 44 ekspozues nga Maqedonia e Veriut.

Por duket se kjo mbledhje i ka dhënë frytet e saj vetëm për Serbinë pasi nuk është raportuar aanjë shitje e tillë për sipërmarrësit shqiptarë. Po të kishtë ndodhur keyeministri Edi Rama s’do e kishte lënë t’i ikte mundësia pa u trumpetuar në media ose në rrjetet e tij sociale.

open balkan ne beograd serbi

Sondazh

Poll