Politike

Kongresmeni Republikan viziton Tiranën, takohet me kryeministrin Rama

Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasada amerikane me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se Turner është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe politikanë nga maxhoranca dhe opozita gjatë vizitës së tij në Tiranë.

1 Shtator 2022, 23:14 Nga I.A
Kongresmeni Republikan viziton Tiranën, takohet me kryeministrin Rama
Pamje nga takimi

TIRANË- Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mike Turner ka vizituar vendin ditën e djeshme në Tiranë. Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasada amerikane me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se Turner është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe politikanë nga maxhoranca dhe opozita gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Postimi i ambasadës amerikane:

Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mike Turner, përfaqësues i Distriktit të 10-të të Ohajos, vizitoi dje Shqipërinë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe mori pjesë në një darkë me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Arben Kingji, Mimi Kodhelin (deputete) dhe Jorida Tabakun (deputete). Anëtari i Kongresit Turner shërben si Zëvendës Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe si Republikani drejtues në Komitetin e Përhershëm të Përzgjedhur të Senatit për Shërbimet e Inteligjencës.

mike turner edi rama

Sondazh

Poll