Aktualitet

IMT në 'Prestige Resort', Rakipllari: Kjo është një fushatë e egër për të goditur bizneset

Rakipllari u shpreh se të gjithë drejtuesit e institucioneve janë urdhëruar të godasin mediat që lidhen me kompaninë Hysenbelliu.

2 Shtator 2022, 09:27 Nga A.B
IMT në 'Prestige Resort', Rakipllari: Kjo është
Robert Rakipllari

TIRANË- Drejtori i Programacionit në 'News24', Robert Rakipllari e ka quajtur fushtë të egër atë që bën Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit po bën ndaj resortit 'Prestige Resort' në Durrës. I ftuar në edicionin e lajmeve të mëngjesit, Rakipllari u shpreh se të gjithë drejtuesit e institucioneve janë urdhëruar të godasin mediat që lidhen me kompaninë Hysenbelliu.

Pyetje: Çfarë komenti keni për këtë që po ndodh?

Rakipllari: Këto pamje të shëmtuara janë kulmi i një fushate që shteti ka ndërmarrë ndaj bizneseve të Hysenbelliu group, biznese që garantojnë lirinë e mediave Neës 24, Balkanweb, Panorama. Është një fushatë shumë agresive që është drejtuar nga kryeministri Rama. Të gjithë drejtuesit e institucioneve janë urdhëruar të godasin këto media. Unë kam rreth 20 vite gazetar, këto pamje janë të njëjta me ato që Berisha i parë i bëri gazetës Koha Jonë dhe e dimë çfarë ndodhi më tej. Kjo nuk është një përpjekje për të rregulluar paligjshmërinë. Nuk çohet një njoftim, apo një shkresë. Kryeministri ka qenë aty dhe ka dhënë një leje. Një shtet normal bën disa procedura, jep një afat. Kjo nuk ndodh duke tmerruar turistët.

Pyetje: Ne kemi parë një dokument që restorti është firmosur nga kryeministri Rama, ka pasur vizita të tij. Është promovuar edhe jashtë Shqipërisë…

Rakipllari: Unë kam qenë në resort kur grupi i PS-së ka pasur disa takime pune. Është nga resortet model në të gjithë Shqipërinë. Ky është kulmi. Fadromat në pikë të mëngjesit në një hotel me turistë, është kulmi i një fushate të egër. Unë jam dëshmitar i një fushate të egër për të goditur bizneset që garantojnë pavarësinë dhe lirinë mediatike tonën. Ai biznes garanton lirinë dhe pavarësinë e Neës 24. Ky është një skandal i madh. i bëj thirrje ambasadës së SHBA, BE dhe OSBE që ky është një sulm i qartë politik që bëhet ditën për diell kundër një biznesi që garanton lirinë tonë. Janë edhe sulmet nga Tatimet, Doganat, ka patrulla 24 orëshe që bëjnë presion.

Pyetje: Mendoni se do të vazhdojë ky sulm?

Asnjë pushtet nuk e fiton dot betejën me fjalën e lirë.

robert rakipllari imt ne prestige resort

Sondazh

Poll