Aktualitet

U kap në Palasë, del sot para gjykatës bosi turk i kriptomonedhave Faruk Fatih Özer

Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë. 

2 Shtator 2022, 09:09 Nga A.B
U kap në Palasë, del sot para gjykatës bosi turk i
Faruk Ozer

TIRANË- Themeluesi i "Thodex", Faruk Fatih Özer do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për turkun i cili u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë.

Özer nuk ka marrë avokat, por do të caktohet kryesisht nga gjykata. Prokuroria e Elbasanit thotë se bossi i kriptomonedhave është identifikuar nga shenjat e gishtërinjve. Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë. 

Turku fshihej në Shqipëri ndërsa arrestimi i tij u krye më 30 gusht në një hotel në jug të vendit. Ai jetonte më parë në lagjen “5 Maji” në Elbasan, në një banesë me qira. 

Turku Özer pritet t’i dorëzohet palës turke brenda pak ditëve pasi arrestimi është bërë për llogari të Interpol. Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40 vjet për 3 krime.

faruk fatih Özer arrestohet faruk ozer

Sondazh

Poll