Aktualitet

Shembja te ‘Prestige Resort’, zëvendëspresidentja: Rama kërkoi të ndërtonte një ishull në mes të detit

Ajo tha për News24 se Rama kërkoi kohë më parë që në atë zonë të ndërtohej një ishull në mes të detit.

2 Shtator 2022, 09:17 Nga A.B
Shembja te ‘Prestige Resort’, zëvendëspresidentja: Rama
Fabiola Hysenbelliu

DURRËS- Zëvendëspresidentja e ‘Focus Media Grup’, Fabiola Hysenbelli deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama duhet të përgjigjet para të gjithë shqiptarëve se pse po prish një pronë të ligjshme, për interesa të tij. Ajo tha për News24 se Rama kërkoi kohë më parë që në atë zonë të ndërtohej një ishull në mes të detit.

“Ku je Edi Rama? Hajde këtu dhe trego po je burrë, trego letrat e tua. Nuk është shtëpia e tij, por prona e të gjithë shqiptarëve. Kemi njerëz në hotel, nuk harrojë të kuptojë. Por dhe Policia është me ta. Të ishte Dallëndyshja sot zonjë të ishte këtu sot bashkë me atë tjetrin. Nuk është vetëm turizmi që sulmohet, por e drejta që ka çdo qytetar, prona private, një zë i lirë. Ne nuk e mbyllim gojën kur do Edi Rama. Kur i ndodh kjo një media, imagjino se çfarë do i ndodhë një individi? Si do të flasë sot Edi Rama para botës. Si mund të vish të prishësh një resort, kur njerëzit janë brenda. Si vjen pa njoftim? Ai dha idenë se si duhet të ishte projekti, donte të ndërtonte një ishull në mes të detit. Sot iu prishën interesat dhe flet me gjuhën e eskavatorëve. Kjo është përgjigja që ai flet sot?!”, tha Hysenbelliu.

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës.

fabiola hysenbelliu imt ne prestige resort

Sondazh

Poll