Aktualitet

Klodiana Lala: Këto 3 grupe mbështesnin dhe jepnin garanci për jetën e Ervis Martinajt

Klodiana Lala tha se Martinaj kishte miq në Shkodër, Shijak dhe në Vlorë. Ndaj dhe kur lëvizte në këto qytete, kishte garanci pikërisht nga këto grupe kriminale.

1 Shtator 2022, 22:18 Nga k.m.
Klodiana Lala: Këto 3 grupe mbështesnin dhe jepnin garanci për
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije 3 grupet me të cilat bashkëpunonte ngushtë Ervis Martinaj. E ftuar në emisionin "Opinion", Klodiana Lala tha se Martinaj kishte miq në Shkodër, Shijak dhe në Vlorë. Ndaj dhe kur lëvizte në këto qytete, kishte garanci pikërisht nga këto grupe kriminale. Por gjithashtu edhe nga vetë Policia e Shtetit. 

"Ka pasur mbështetje nga shumë grupe, një në Shkodër, një një Shijak dhe një në Vlorë. Shkodra është përjashtuar se nuk ka asnjë gjurmë atje, deri më tani të paktën. Kemi dy opsione, një është në Shijak, tjetra Vlora. Martinaj nuk lëvizte pa pasur siguri nga Policia. Lëvizte me garanci nga grupet aleate. Kur nuk merrte garanci qëndronte në bazat e tij. është hetim i vështirë, kjo çështje duhet që t'i kalojë SPAK-ut. Thelbi i çështjes ka nisur nga Dumani,"-shtoi Klodiana Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll