Aktualitet

Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Komunikonte çdo 2 orë me familjen, s'u thoshte ku ishte

Ndërkohë që shtoi se dhe heshtja nga ana e shtetit lidhur me rrëmbimin e pretenduar ngre dyshime.

1 Shtator 2022, 21:41 Nga k.m.
Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Komunikonte çdo 2 orë me
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije detaje lidhur me lëvizjet e Ervis Martinajt. Sipas tij, në deklaratën e bërë në emisionin "Opinion", Artan Hoxha tha se ai komunikonte çdo 2 orë me familjen e tij, por nuk u tregonte se ku ishte. Ndërkohë që shtoi se dhe heshtja nga ana e shtetit lidhur me rrëmbimin e pretenduar ngre dyshime.

Hoxha tha Martinaj është rrëmbyer nga persona të veshur me uniformat të policisë speciale. Sipas tij, dyshohet se rrëmbyesit e kanë transportuar Martinajn në Vlorë.

"Orari më i gjatë që rrinte pa komunikuar me familjen ishte 2 orë. Kishte një telefon shumë të vështirë për të dëgjuar. Bëri shkollën në Itali dhe u rikthye për të vazhduar shkollën në Tiranë me motrat. Ai është interesuar për një luan. Simba quhet. Komunikonte me familjarët. Edhe pse nuk u thoshte se ku ishte. Ndërprerja e komunikimeve i ka shqetësuar. Familjarët kanë bërë komunikime me njerëz dhe miqtë pasi shkëputi kontaktet. Në datën 9 ndërpret komunikimet. Martinaj kundërshtarët më të mëdhenj kishte ortakët e vet. Por, një skuadër e veshur me uniformat policisë speciale e kanë rrëmbyer në një banesë. Në momentin e parë personat që e shoqëronin mendonin se ishte policia. Nga ai moment janë disa pista, gjurmët e fundit janë në Vlorë, ka element që ai ka qenë në Vlorë. Ti e mban mend rrëmbimin e Remzi Hoxhës, Koço Xaxes, e kam nxjerren atëherë, por nuk e bëj më atë gabim. E pamë si u rrëmbye Stafuka. Nuk e dimë më. Nuk ka gjurmë, nuk ka autorë. Pamë si u rrëmbye Eduart Belegu. Belegu ka ikur vetë thoshte Policia. Edhe Elvis Troqen. Njerëzit sot kërkojnë të paktën të kenë një vend, pavarësisht çfarë ka bërë. Jemi para një ngjarje shumë të madhe. Shteti fsheh kohën si struci, opozita nuk flet se ka ndikime të tjera. Ky ka miksuar botën e biznesit me krimin,"-shtoi Artan Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll