Aktualitet

Klodiana Lala: Ervis Martinaj dha para tek një biznesmen që po ndërton resort në Gjirin e Lalëzit

Klodiana Lala tha se Martinaj i kishte dhënë shumë para biznesmenit për restortin, por nuk kishte marrë mbrapsht asnjë pronë. 

1 Shtator 2022, 21:44 Nga e.k
Klodiana Lala: Ervis Martinaj dha  para tek një biznesmen që po
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala bëri deklaratën e fortë teksa tha se mes armiqve të fuqishëm të Ervis Martinajt një prej tyre është një biznesmen që po ndërton një resort në Gjirin e Lalëzit. Sot në emisionin "Opinion", Lala tha se Martinaj i kishte dhënë shumë para biznesmenit për restortin, por nuk kishte marrë mbrapsht asnjë pronë. 

Klodiana LalaKa edhe biznesmenë shumë të fuqishëm, njëri prej tyre po ndërton një resort në Gjirin e Lalëzit. Martinaj i ka dhënë para dhe nuk ka marrë prona mbrapsht. Duke njohur kapacitetin e Martinajt. Kur e kam kontaktuar për herë të fundit në prani në një ish-deputeti të njohur, i kërkova intervistë, nuk ka pranuar. Tha kam punët e mia dhe nuk kam interes që të ekspozohem.

klodiana lala ervis martinaj

Sondazh

Poll