Politike

Ilir Meta: Sulmet nuk vijnë nga institucionet, Rama i ka përdhosur ato

I ftuar në emisionin 'Open' në News 24, Meta teksa u pyet për akuzat ndaj tij, si nga hetimi i SPAK, ashtu dhe nga Autoriteti i Dosjeve dhe përgjigjja e tij nga tyre, Meta tha se sulmet nuk vijnë nga institucionet.

1 Shtator 2022, 21:19 Nga I.A
Ilir Meta: Sulmet nuk vijnë nga institucionet, Rama i ka përdhosur ato
Ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se Edi Rama i ka përdhosur institucionet dhe se ato e kanë pranuar këtë gjë. I ftuar në emisionin 'Open' në News 24, Meta teksa u pyet për akuzat ndaj tij, si nga hetimi i SPAK, ashtu dhe nga Autoriteti i Dosjeve dhe përgjigjja e tij nga tyre, Meta tha se sulmet nuk vijnë nga institucionet.

“Unë do t’iu ftoja të jemi sa më seriozë para teleshikuesve të cilët e kanë të gjithë inteligjencën të kuptojnë se sulmet s’vijnë as nga SPAK as nga Autoriteti i Dosjeve, por nga mafia në pushtet që i ka kapur prej fyti këto institucione. Edi Rama i ka përdhosur këto institucione dhe i ka thënë se çfarë duhet të bëjnë. Unë sot kam bërë publik kallëzimin penal q e kam dorëzuar në SPAK dhe prokurori për autoritetin. Anëtarët e Autoriteti të Manipulimit, se do bëjë marrëveshjen nesër me avokatin tim publik, ta ndjekë këtë çështje në nivel kombëtar këtu dhe në nivel ndërkombëtar. Pas 32 vitesh me metoda skandaloze njerëzve u lëndohet sërish e kaluar. Siç është rasti i zotërisë T.F., që i cenohet jeta dhe familje vetëm për arsye politike”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll