Politike

Turizëm 'me pagesë' në Beograd, Rama merr me vete në panairin e verës edhe Haki Çakon

Përveç ministrave përkatës që duhet të ishin në udhëtimin e Ramës për në Serbi, nuk kanë munguar edhe figura, të cilëve Rama u ka besuar institucione të vendit.

1 Shtator 2022, 20:42 Nga k.m.
Turizëm 'me pagesë' në Beograd, Rama merr me vete
Edi Rama dhe Haki Çako

TIRANË- Një panair vere në Beograd, përveç produkteve, ka mbledhur më shumë socialistët. Përveç ministrave përkatës që duhet të ishin në udhëtimin e Ramës për në Serbi, nuk kanë munguar edhe figura, të cilëve Rama u ka besuar institucione të vendit.

Një ndër ta është Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile. Ky i fundit është pikasur disa herë pas shpinës së kryeministrit duke e ndjekur në çdo hap.

Turizëm 'me pagesë' në Beograd, Rama merr me vete
Edi Rama dhe Haki Çako

Veç tij, në panair marrin pjesë ministrja e Bujqësisë, Turizmit apo e Ekonomisë, por edhe deputetë si Antoneta Dhima, apo dhe Fadil Nasufi.

Turizëm 'me pagesë' në Beograd, Rama merr me vete
Edi Rama dhe Fadil Nasufi

Pyetja është se cili është roli i tyre në këtë organizim. Tek e fundit, shpenzimet e tyre mbulohen nga buxheti i shtetit, për të mos folur edhe për dietatl. Kështu që pse jo…? Një udhëtim në Serbi s’ka përse të refuzohet.

edi rama haki Çako open ballkan ne beograd

Sondazh

Poll