Politike

Zgjedhjet në Suedi, Gjiknuri dhe Denaj: Ndihmojmë tre kandidatët me origjinë shqiptare

Gjiknuri shkruan se gjatë vizitës së tyre në Suedi, ata janë takuar gjithashtu dhe me zyrtarë të lartë të Partisë Socialdemokrate.

1 Shtator 2022, 20:44 Nga I.A
Zgjedhjet në Suedi, Gjiknuri dhe Denaj: Ndihmojmë tre kandidatët
Pamje nga vizita

SUEDI- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri dhe deputetja Anila Denaj kanë mbështetur nga afër kandidatët shqiptarë për deputet në Suedi Adnan Dibrani, Arber Gashi dhe Aida Birinxhiku. Me anë të një postimi në Facebook, Gjiknuri shkruan se gjatë vizitës së tyre në Suedi, ata janë takuar gjithashtu dhe me zyrtarë të lartë të Partisë Socialdemokrate.

Postimi i Plotë:

Me Anilën duke ndjekur nga afër fushatën e zgjedhjeve parlamentare dhe vendore në Suedi të parashikuara në 11 shtator, ku Partia Socialdemokrate me në krye Magdalena Andersson synon fitoren për të tretën herë. Kënaqësi të japim ndihmën tonë modeste duke mbeshtetur deputetët me origjinë shqiptare Adnan Dibrani, Arber Gashi dhe Aida Birinxhiku. Patëm kënaqësi të takoheshim me Sekretarin e Përgjithshëm të SDP Tobias Baudin, ministrin për Përkrahjen Sociale, Ardalan Shekarabi, Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë Johan Hassel, atë të thesari Joakim Johnson, Deputetët e SDP Olle Thorell, Åsa Eriksson, Lena Johansson.

Një falenderim i veçantë shkon për qendrën Olaf Palme që mbështet Partinë Socialiste të Shqipërisë me projekte nëpërmjet Fondacionit Qemal Stafa. Suedia është mishërimi i social-demokracisë dhe Shqipëria dhe socialistët shqiptarë mund të mësojnë shumë nga refomat që ata kanë bërë duke vendosur interesin publik dhe mirëqënien e përgjithshme në themel të politikës së tyre. Një falenderim të veçantë për mbështetjen që jep Suedia për vendin tonë. Një urim për fitoren e SDP që kryeson në sondazhe në një garë të fortë përballë konservatorëve dhe disa partive populiste.

damian gjiknuri anila denaj adnan dibrani arber gashi aida birinxhiku

Sondazh

Poll