Politike

VD-S'ndalet Gjergj Luca, prezanton qytetin 'Open Ballkan': Ëndrra më e madhe për popullin tonë

Gjergj Luca sqaron vizionin e tij, duke kërkuar bashkëpunim me gjithë vendet e rajonit.   

1 Shtator 2022, 19:35 Nga k.m.
VD-S'ndalet Gjergj Luca, prezanton qytetin 'Open Ballkan':
Momenti i prezantimit

BEOGRAD- Biznesmeni Gjergj Luca nuk ka të ndalur. Së fundmi, ka menduar që të ndërtojë një fshat për “Open Ballkan”, duke e cilësuar si ëndërrën më të madhe të popullit shqiptar. Në një postim në rrjetin e tij social, Luca sqaron vizionin e tij, duke kërkuar bashkëpunim me gjithë vendet e rajonit.   

“Open Ballkan është ëndrra më e madhe për popullin tonë. Ballafaqimi midis vlerave të kapitalizimit dhe vlerave të liderve tonë që nuk kanë për bazë demagogjinë. Dhe ne kemi dëshirë që të bëjmë dy pika të forta që të bëjmë një mini-qytet. Të marrim pjesë në zonë të lirë, jo vetëm për taksa por në mentalitet. E gjithë kjo energji që vjen nga Ballkani, unë do propozojmë që të bëjmë dy zinxhirë të fortë: për peshkun dhe mishin,”-thotë Luca në prezantim.

Këtë ide ia ka thënë edhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në panairin e sotëm të verërave, madje ka marrë edhe një premtim

Shiko minutën 4.23

“Do e diskutojmë. Mund ta marrë këtë fletushkën?,”-i thotë Vuçiç pasi i premton disa herë se do mendojnë diçka.

Sot, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Serbi, ku ka marrë pjesë në panairin "Wine Vision of the Open Balkans". Bashkë me të janë edhe presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Dmitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministrja Ana Brnabiç, të cilët vizituan disa stendat e ekspozuesve dhe shijuan disa nga verërat e tyre.

gjergj luca open ballkan ne beograd

Sondazh

Poll