Politike

Berisha bëhet nostalgjik: Tirana që unë kam gjetur kishte dimension, Rama ndërtoi një shëmtirë arkitekturore

Në takimin që po zhvillon me intelektualë të kryeqytetit, Berisha u shpreh se Edi Rama ndërtoi një katrahurë dhe shëmtirë arkitekturore dhe rrafshoi kulturën dhe trashëgiminë e Tiranës.

1 Shtator 2022, 19:36 Nga e.k
Berisha bëhet nostalgjik: Tirana që unë kam gjetur kishte
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është bërë nostalgjik mbrëmjen e sotme teksa ka rikthyer në kujtesë Tiranën që gjeti në kohën kur ai erdhi në kryeqytet. 

Në takimin që po zhvillon me intelektualë të kryeqytetit, Berisha u shpreh se Edi Rama ndërtoi një katrahurë dhe shëmtirë arkitekturore dhe rrafshoi kulturën dhe trashëgiminë e Tiranës.

"Tirana që unë kam gjetur në vitin 1958, sërish dimension kryesor kishte atë njerëzor. Në tërësinë e saj, qyteti ishte i organizuar, gjithçka në shërbim të njeriut. Pazari i vjetër i Tiranës ishte një univers i vërtetë shërbimesh të shumëllojta. Natyrisht dominonte me zell, tradita. U rrafshua dhe u ndërtua një shëmtirë arkitekturore, Pallati i Kulturës", tha kryedemokrati.

Sali Berisha: Tirana është një qytet realiteti, ëndërre, sepse çdo fëmijë që lind në këtë vend, rritet, ëndërrat më të bukura ai i vendos në Tiranë. Është ëndërr sepse, kombi në rrugën e zhvillimit të tij, projektet më kryesore, ëndërrat më të rëndësishme të ditës, lindin, formësohen në Tiranë. Është truri dhe zemra e kombit. Tirana është qytet në historinë e vet. Në histori, dimensioni më i spikatur i këtij qyteti ka qenë ai njerëzor. Një përshkrim që i bën Johanes Hahn, 108 vite më parë e përshkruan, qytet me 2 mijë shtëpi, rrugë të drejta, i pastër, në të cilin nuk ka të varfër, thotë. Është e rrallë të gjesh një përshkrim të tillë, për një qytet. Në Tiranë nuk ka të varfër, gratë bëjnë pazarin. Pra, të gjitha këto janë dimensione të një qyteti njerëzor. Tirana i ruajti këto, do të evoluonte, do të shprehte edhe fuqinë dhe mendimin e kohës. Tirana që unë kam gjetur në vitin 1958, sërish dimension kryesor kishte atë njerëzor. Në tërësinë e saj, qyteti ishte i organizuar, gjithçka në shërbim të njeriut. Pazari i vjetër i Tiranës ishte një univers i vërtetë shërbimesh të shumëllojta. Natyrisht dominonte me zell, tradita. U rrafshua dhe u ndërtua një shëmtirë arkitekturore, Pallati i Kulturës. Tirana kishte të gjitha llojet e ndërtimeve të kohës. Ndërtime imperiale, të projektuara nga arkitektë të epokës së ngritjes së Italisë në rang perandorie. Vila luksoze nga më të bukurat. Banesat e saj tradicionale, rrugicat, rrugët. Thashë edhe njëherë, mbetej një qytet thellësisht njerëzor. Natyrisht të tillë e bënin njerëzit e vet, njerëz fisnikë që kishin ndërtuar qytetin dhe jetën e tij. Epoka e socializmit fshiu disa nga pjesët më të gjalla. Shpesh kur kujtoj Pazarin e vjetër më kujtohet lagjia e haresë së Parisit, lagjia më e gëzuar, të cilën një urë e ndan nga Notre Dame, por është me rrugica të pashtruara, me qerpiçe dhe është pjesa me gjallërinë më të gjallë të Parisit

sali berisha

Sondazh

Poll