Politike

Meta tregon emailin anonim: Ky paloçollëk vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve

I ftuar në “Open” në News 24, Meta lexoi e-mailin anonim që vuri në lëvizje Autoritetin, duke e quajtur atë paloçollëk.

1 Shtator 2022, 21:12 Nga I.A
Meta tregon emailin anonim: Ky paloçollëk vuri në lëvizje
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se kryeministri Edi Rama ka nxjerr lakuriq Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit. I ftuar në “Open” në News 24, Meta lexoi e-mailin anonim që vuri në lëvizje Autoritetin, duke e quajtur atë paloçollëk. Po ashtu Meta ka deklaruar se Autoritetin e Dosjeve e ka hedhur në gjyq.

"Më 25 korrik vjen një e-mail anonim te Autoriteti i Dosjeve. ‘Ky dhjetorist zhduku dosjen e tij’, thotë e-maili. Është identik me reagimin e Ramës. ‘Edvini e ka ditur nga amerikanët faktin e dosjes së zhdukur. Vazhdon ky më tej, megjithëse kishte zhdukur dosjen Ilir donte të dinte lëvizjet në Autoritetin e Dosjeve. Autoritet nuk duhet të mundoheni shumë. Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur, viktima i shkollës së Ilir Metës. Ne ju japim vetëm 24 orë kohë për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur dinjitetin e Autoritetit të Dosjeve. Tregojani të vërtetën e këtij Xhambazi…Në fund VFLP’, thotë e-maili. Ky paloçollëk vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve.

Një autoritet i cili i çon të dhëna që nuk janë deklasifikuar ia çon Kuvendit të Shqipërisë dhe vendimin për deklasifikimin e merr tre ditë më vonë. Një autoritet që paska identifikuar që Ilir Meta qenka bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Nuk ka dosje për Ilir Metën. Dosja është për tjetërkënd. Nuk kam asgjë për të sqaruar unë. Autoriteti duhet të hedhë. E kam hedhur unë dhe ai do të shkojë në gjyq. Autoriteti duhet të kishte hedhur Ilir Metën për mashtrim sepse ka firmosur që nuk kam qenë bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti e di shumë mirë kush është “I.M” dhe loz me inicialet. Autoriteti e di shumë mirë kush është I.M kur dihet që në klasën tonë kemi qenë tre veta me I.M. dhe dy kemi qenë Ilir Meta. Ajo që e sqaron më mirë është deklarata autentike e personit të ndjekur. Personi në fjalë pasi doli ajo në mënyrë të paligjshme, ai vajti dhe pa dosjen e tij. Unë isha i interesuar sepse ai u cenua prej meje. Kjo është deklarata e tij," tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll