Politike

Logoja e Open Balkan? Flamuri shqiptar, serb dhe maqedonas shkrihen në një në Beograd

Aleksandër Vuçiç hapi ceremoninë ndërsa të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviç, si kreu i qeverisë, ende në detyrë të Malit të Zi.

1 Shtator 2022, 20:37 Nga I.A
Logoja e Open Balkan? Flamuri shqiptar, serb dhe maqedonas shkrihen në
Edi Rama, Aleksander Vucic dhe Dimitar Kovaçevski

SERBI- Logoja e nismës së Ballkanit të Hapur është bërë publike ditën e sotme në panarin e verës në Beograd.  Aleksandër Vuçiç hapi ceremoninë ndërsa të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviç, si kreu i qeverisë, ende në detyrë të Malit të Zi.

Një risi në këtë panair, ishte edhe logoja e shfaqur pas kurrizit të liderve të Ballkanit të Hapur. Logoja duket se do të jetë simboli i nismës “Ballkani i Hapur”, e ndërtuar gërmat O dhe B, që përfaqësojnë inicialet e “Open Balkan”, ndërsa në to janë shkrirë në një të vetëm flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

aleksandër vuçiç edi rama dritan abazoviç dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll