Politike

Alimehmeti: Tirana po keqmenaxhohet! Ndotja e ajrit dhe ujit po sjell sëmundje të shumta

Sipas Alimehmetit, të gjitha sëmundjet vijnë nga keqmenaxhimi i kryeqytetit ndërsa shtoi se Tirana renditet në vendin e 245-të në botë sa i përket indikatorëve të shëndetit.

1 Shtator 2022, 20:34 Nga e.k
Alimehmeti: Tirana po keqmenaxhohet! Ndotja e ajrit dhe ujit po sjell
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ngriti alarmin sa i përket cilësisë së ujit dhe ajrit në kryeqytet. Duke folur në takimin e kryedemokratit Sali Berisha me intelektualë të Tiranës, mjeku ngriti shqetësimin pasi sipas tij cilësia e keqe e ujit dhe ajrit po sjell sëmundje të rënda tek qytetarët.

Sipas Alimehmetit, të gjitha sëmundjet vijnë nga keqmenaxhimi i kryeqytetit ndërsa shtoi se Tirana renditet në vendin e 245-të në botë sa i përket indikatorëve të shëndetit.

Ilir AlimehmetiTirana është renditur e 245-ta në renditjen e qyteteve në botë, përsa i përket indikatorëve të shëndetit. Kemi 10 mijë e 500 banorë për kilometër katror. Te njësia 10 është mbi 20 mijë, nisur nga 9 dhe 5. Sa për krahasim, në Delhi, Indi, ka tek 10 mijëshi, pak a shumë sa Tirana. Londra ka 3 mijë. Çfarë vjen nga mbipopullimi. Sëmundjet infektive i pamë vetë. Vjen ndotja e ajrit, ndotja e ujit, mbetjet urbane dhe konsumi i energjisë. Te ndotja e ajrit jemi në vendin e 243, nga 245. Nga ajri vijnë tumoret, problemet e zemrës, të trurit etj. Kjo nis nga qyteti, nga menaxhimi i qytetit. E dyta, uji. Thuhet se uji është i pijshëm, kështu na vjen në faturë. Por kemi një vendim gjykate që thotë se është i pijshëm. Shumica e blejmë, kush ka mundësi. Uji sjell edhe sëmundje me të. Mbetjet urbane. Po të bëjmë një xhiro, do të shohim kazane o pa kapak, ose të tejmbushur. Këto janë vatra infektimi.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll