Politike

Berisha: Tirana me Ramën njohu batërdinë! Ndërtojnë kulla për të pastruar paratë e drogës

Në një takim që po zhvillon me intelektualë të kryeqytetit Berisha u shpreh se gjatë drejtimit të Ramës Tirana njohu batërdinë. 

1 Shtator 2022, 19:16 Nga e.k
Berisha: Tirana me Ramën njohu batërdinë! Ndërtojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë se në Tiranë po pastrohen paratë e pista të trafikut të drogës. Në një takim që po zhvillon me intelektualë të kryeqytetit Berisha u shpreh se gjatë drejtimit të Ramës Tirana njohu batërdinë. 

Sipas Berishës Rama qëndronte gjithë javën në shtëpinë e tij në Pezë ndërsa të shtunën dhe të dielën dilte në punë për t'u thënë qytetarëve që unë punoj.

Sali Berisha: Batërdia. Tirana njohu batërdinë me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë. U mor me bojatisjen dhe është gjë normale, por në 11 vite nuk bëri planin e qytetit. Në 11 vite e kafshoi qytetin, siç deshi krejtësisht mbi parime korruptive. Ai kishte një stil, gjithë javën rrinte në Pezë dhe dilte të shtunë e të diel, për të ju thënë qytetarëve se po vdes në punë.
Në 4 vite ka rindërtuar 12 km rrugë, gjithsej. Tirana ka kilometra të paasfaltuara edhe sot. Gjatësia e rrugëve është disa mijëra kilometra në Tiranë. Bëri një gjë të mirë. Bëri një vendim qeverie për të shpallur zonë të mbrojtur, atë zonë që e meritonte të ishte e mbrojtur dhe më vonë do ti sulej me tërbim të shkatërronte këtë zonë. Nga 26 monumente kulture të shpallura, janë zhdukur dhe kanë ngelur 2-3 dhe ato presin kohën për tu rrafshuar.

sali berisha

Sondazh

Poll