Aktualitet

Kapele, syze dhe kuponi tatimor mbi tavolinë, Rama tregon sa i kushton kafeja e mëngjesit (Foto)

12 Gusht 2019, 08:31 Nga DOSJA
Kapele, syze dhe kuponi tatimor mbi tavolinë, Rama tregon sa i kushton

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke konsumuar një kafe në një nga lokalet buzë detit ku edhe po kalon pushimet.

Me kapelen ngjyrë bezhë dhe syzet e zeza, mbi tavolinën e kryeministrit vihet rë që nuk mungon as kuponi tatimor, që tregon se sa i ka kushtuar kafeja e mëngjesit Ramës.

Faturat tregojnë se kreu i qeverisë ka porositur dy kafe me nga 80 lekë secila dhe dy ujë me nga 70 lekë secili.

Sigurisht që prania e kuponit tatimor në këtë foto është frymëzuar nga aksioni i informalitetit, nisma që qeveria ka ndërmarrë pak javë më parë. Shumë biznese janë mbyllur dhe gjobitur për mosdhënie kuponi tatimor dhe shkelje të tjera.

Ndër to përmendim Taivanin  , Rognerin dhe karburantin Gega Oil, pronari i të cilit u shpall në kërkim. Ndërkohë kohët e fundit ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një aksion kundër informalitetit që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga uzurpimi i paligjshëm. Rama tha se nga shtatori plazhi do t’i kalojë në administrim Qeverisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-informalitet edi rama kafeja e eedi rames kupon tatimor aksioni anti-informalitet edi rama kafeja e eedi rames kupon tatimor

Sondazh

Poll