Aktualitet

VD- “Shqiponjat” bllokojnë 2 'Benz-a' te stadiumi Dinamo, shoqërohen Sali Lushaj dhe një person tjetër

Efektivët zbresin të parin shoferin e mjetit Mercedes Benz ML (fuoristradë), i cili nga pamjet duket se është Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës.

31 Gusht 2022, 16:15 Nga k.m.
VD- “Shqiponjat” bllokojnë 2 'Benz-a' te stadiumi
Sali Lushaj

TIRANË- Një operacion i forcave “Shqiponja” të Policisë së Tiranës ka vënë në pranga dy persona. Në zonën pranë stadiumit Dinamo, siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, janë ndaluar dy mjete tip "Mercedes Benz", të cilët janë parkuar njëri pas tjetrit. Efektivët zbresin të parin shoferin e mjetit Mercedes Benz ML (fuoristradë), i cili nga pamjet duket se është Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës.

Më pas, nga mjeti që drejtohej nga Lushaj, del dhe një person tjetër që qëndronte në sediljen e pasme, por nuk është bërë i ditur identiteti i tij. Të dy makinat janë kontrolluar imtësisht dhe më pas janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme, rreth orës 15.30, por ende Policia e Shtetit nuk ka ndalë me një njoftim zyrtar për të zbuluar se përse është shoqëruar babai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi. Pritet që e gjithë ngjarja dhe arsyeja e ndalimit të zbardhet me një deklaratë zyrtare.

sali lushaj policia e tiranes

Sondazh

Poll