Aktualitet

Studenti grek u përfshi "aksidentalisht" në trafik droge, arrestohet bashkë me një shqiptar! Si u kapën nga Policia

Studenti grek u la i lirë pas pagesës së garancisë cash prej 500 euro ndërsa shqiptari e ka të ndaluar të dalë nga vendi si dhe do të paraqitet në Komisariatin e zonë së tij një herë në muaj.

31 Gusht 2022, 15:35 Nga e.k
Studenti grek u përfshi "aksidentalisht" në trafik droge,
Droga e sekuestruar

GREQI- Një student 20-vjeçar nga Rodosi dhe një 30-vjeçar shqiptar, banues në Afandou, të cilët u arrestuan mesditën e së shtunës nga efektivët e Prokurorisë së Narkotikëve Rodos për trafik droge, u lanë të lirë dje.

Gjykata u shpreh se kishte një mungesë provash nga ana Prokurorisë që paraqiti dhe akuzën ndaj tyre.

Studenti grek u la i lirë pas pagesës së garancisë cash prej 500 euro ndërsa shqiptari e ka të ndaluar të dalë nga vendi si dhe do të paraqitet në Komisariatin e zonë së tij një herë në muaj.

Si ndodhi ngjarja

Pas kontrollimit të paketave dhe kutive në një kompani korrierësh, qeni anti-frogë i policisë "Sëartz" zbuloi substanca në një çantë. Policia u vu në lëvizje dhe rreth orës 11.20 të së shtunës u shfaq personi i parë dhe mori qesen. Ai u ndalua nga policia dhe pas kontrollit u konstatua se kishte kanabis të papërpunuar me peshë 39.6 gram, një pako kokainë me peshë 9.2 gram dhe një peshore precize elektronike.

Studenti grek, i bashkëpunëtor me policinë tha se çantën e ka marrë në emër të shqiptarit , i cili ishte edhe marrësi përfundimtar. Ai përmendi konkretisht se do t'ia dorëzonte çantën në një parking të hapur në Lindos. U ngrit një operacion i kontrolluar dërgimi dhe kur shqiptari u shfaq për të marrë çantën u ndalua dhe u arrestua.

greqi policia greke

Sondazh

Poll