Aktualitet

Të shtënat në Malësi të Madhe, policia del me njoftim zyrtar: U qëllua drejt banesës, brenda një 19-vjeçar

Brenda banesës ndodhej vetëm djali 19-vjeçar i familjes.

31 Gusht 2022, 15:59 Nga F.M
Të shtënat në Malësi të Madhe, policia del me njoftim
Policia

SHKODËR- Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat që u raportuan në Malësi të Madhe. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe. Konkretisht raportohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës me inicialet L. K.. Brenda banesës ndodhej vetëm djali 19-vjeçar i familjes.

Njoftimi:

Malësi e Madhe, Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

malesi e madhe

Sondazh

Poll