Aktualitet

Përndiqte ish-të dashurën e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Duke anashkaluar ligjin shqiptari i është afruar ish-të dashurës e cila e kishte denoncuar disa herë për dhunë dhe përndjekje.

31 Gusht 2022, 15:56 Nga e.k
Përndiqte ish-të dashurën e cila ishte pajisur me urdhër
Karabinierët italianë

ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane. I riu e kishte të ndaluar të takonte ish-të dashurën pas pajisjes me urdhër mbrojtjeje nga kjo e fundit.

Duke anashkaluar ligjin shqiptari i është afruar ish-të dashurës e cila e kishte denoncuar disa herë për dhunë dhe përndjekje.

Ndaj shqiptarit është vendosur masa e arrestit të shtëpisë deri në përfundimin e hetimeve.

policia italiane

Sondazh

Poll