Aktualitet

Burg shqiptarit në Volos/ Kërcënoi se do të vriste gruan se nuk e linte t'i kontrollonte celularin

Në seancën gjyqësore mori pjesë edhe djali i tyre 19-vjeçar, në prani të të cilit ndodhi e gjithë ngjarja.

31 Gusht 2022, 15:37 Nga k.m.
Burg shqiptarit në Volos/ Kërcënoi se do të vriste gruan se
Foto ilustruese

GREQI- Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është dënuar me 18 muaj burg nga Gjykata e Volosit pasi u shpall fajtor për fyerje, kanosje dhe dëme ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas mediave greke, shqiptari akuzoi se ka pasur një mosmarrëveshje me gruan e tij 43-vjeçare, pasi ajo nuk e linte t'i shihte celularin. Ndaj dhe e kërcënoi me vdekje. Në seancën gjyqësore mori pjesë edhe djali i tyre 19-vjeçar, në prani të të cilit ndodhi e gjithë ngjarja.

45-vjeçari, pronari i një dyqani ushqimor, ka debatuar në shtëpi me gruan e tij dhe pasi e ka sharë, e ka kërcënuar se do ta digjte dhe do ta vriste nëse nuk i jepte telefonin. Më pas, ai e ka goditur me grusht me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar dhe dëme 43-vjeçares. Pas denoncimit ai u arrestua dhe tani duhet të vuajë dënimin në burg. 

arrestohet shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll