Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Malësi të Madhe, breshëri plumbash drejt një banese

31 Gusht 2022, 15:16 Nga e.k

Të shtëna me armë zjarri në Malësi të Madhe,

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bajzë të Malësisë së Madhe. Sipas informacioneve mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një banese në pronësi të shtetasit të identifikuar me inicialet L.K.

Fatmirësisht mësohet se nuk ka të plagosur. Në banesë ndodhej vetëm djali i familjes i identifikuar me inicialet L.K 19 vjeç.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sondazh

Poll